Sanije TAFA – Ortak dhe Administrator

M: +355 68 201 3120
T : +355 42262444
E : s.tafa@goldsmath.com

Eshte diplomuar per shkenca ekonomike ne vitin 1978 dhe mban titujt “Auditor Ligjor” dhe “Ekspert i Pasurive te Paluajtshme”. Znj. Tafa eshte anetare e Institutit te Eksperteve Kontabel te Autorizuar (IEKA dhe IFAC). Eksperienca e saj nis si financiere dhe me pas si Drejtuese e Departamentit te Finances ne Institucione te ndryshme publike. Numeron me shume se 18 vite eksperience ne fushen e finances dhe kontabilitetit. Ne vitin 2001 mori titullin “Ekspert Kontabel i Autorizuar” dhe ka nje eksperience 22-vjecare ne fushen e auditimit te pasqyrave financiare, konsulencave, tatime dhe taksa. Znj. Tafa ka nje eksperience te gjate e te rendesishme ne auditimin e institucioneve publike dhe private me Standartet Nderkombetare te Raportimit Financiar SNRF dhe atyre Lokale SKK.

Rovena AGOLLI – Manaxher Partner

: +355 68 200 7251
T : +355 42262444
E : r.agolli@goldsmath.com

Eshte diplomuar nga Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Ekonomise, ne fushen Finance Kontabilitet. Ka perfunduar nje Master shkencor ne Kontabilitet dhe mban titullin Kontabel i Miratuar dhe Auditor Ligjor. Znj. Agolli eshte anetare e Institutit te Eksperteve Kontabel te Autorizuar (IEKA). Ajo ka nje eksperience 15-vjecare ne hartimin e pasqyrave dhe raportimeve financiare me Standartet Nderkombetare (SNRF) dhe ato Lokale te Raportimit Financiar (SKK). Ka fituar nje eksperience te gjere ne konsulencat mbi Legjistlacionin Tatimor, duke bashkepunuar me nje rrjet klientesh vendas dhe te huaj. Znj. Agolli eshte dizenjuese dhe trajnuese e modulit te trajnimit me titull “Kontabiliteti ne Praktike per Shoqerite Tregtare”.

Eda TUFINA – Manaxher Administrativ

M: +355 68 803 1678
T : +355 42262444
E : e.tufina@goldsmath.com

Eshte diplomuar ne Universitetin e Tiranes per Drejtesi dhe gjithashtu ka perfunduar nje Master shkencor ne Manaxhim Biznesi. Ajo ka nje experience 15-vjecare si juriste dhe eshte njohese shume e mire e legjistlacionit per shoqerite tregtare, tatim taksa, legjistlacionit te punes etj. Znj. Tufina ka gjithashtu eksperience ne fushen e trajnimit dhe zhvillimit te burimeve njerezore.